Nga shtatori i vitit 2026 do të rikthehet shkolla e mesme policore, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përcjell Zëri.mk
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski paralajmëroi se do të ketë punësim të garantuar për të gjithë ata që do ta përfundojnë shkollën e mesme policore.
“Çdo person që do të regjistrohet në Akademinë Policore në kuadër të shkollës së mesme policore dhe e përfundon me sukses, do të bëhet pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pra, garantohet punësim në këtë ministri. Fillimisht, është paraparë që në kuadër të shkollës së mesme policore të specializuar të integrohen nxënësit që kanë përfunduar vitin e dytë në shkollat e tjera të mesme, që do të thotë se ata do ta vijojnë shkollimin në vitin e tretë dhe të katërt në shkollën e mesme policore”, tha Toshkovski./Zëri.mk/

