HomeMaqedoniMbi 400 donacione të regjistruara, tani mund t’i ndiqni të gjitha online!...

Mbi 400 donacione të regjistruara, tani mund t’i ndiqni të gjitha online! MSH prezanton modul elektronik për donacione shëndetësore

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë lëshuar në përdorim një modul të ri elektronik për donacione, përcjell TV21. Sipas MSH-së, qëllim është që të ofrohet një pasqyrë transparente mbi të gjitha donacionet e pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe nga të gjitha institucionet publike shëndetësore.

“Moduli është i qasshëm në faqen e internetit: donacii.zdravstvo.gov.mk dhe mundëson një pasqyrë të detajuar për secilin donacion, duke përfshirë të dhënat për donatorin, vlerën e donacionit, si dhe informacion mbi lëndën e donacionit, përkatësisht nëse janë dhuruar materiale mjekësore, aparatura etj. Nga vetë moduli shihet se donacionet vijnë nga një spektër i gjerë donatorësh – nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, shtete dhe fondacione humanitare. Pikërisht mbështetja e tyre është një dëshmi kyçe për besimin dhe rëndësinë që ka sistemi ynë shëndetësor. Deri më tani, në modul janë evidentuar mbi 400 donacione, ndërsa procesi i regjistrimit ende është në vazhdim dhe kjo shifër do të rritet edhe më shumë, gjë që tregon se po rritet besimi i partnerëve ndërkombëtarë dhe i shteteve miqësore në sistemin tonë shëndetësor, thuhet mes tjerash në njoftim.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit