HomeMaqedoniFetai për vendimin e sotëm të Qeverisë: Rrisim transparencën institucionale

Fetai për vendimin e sotëm të Qeverisë: Rrisim transparencën institucionale

Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin tim, u miratuan vendime të rëndësishme për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Kështu shkruan në FB, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka informuar se Qeveria obligoi grupin e punës për zbatimin e Strategjisë për Transparencë 2023-2026 që, brenda 7 ditëve, të përgatisë ndryshime në planin aksional.

“Sipas një vlerësimi të zbatimit të Strategjisë për Transparencë 2023-2026, të koordinuar nga kabineti im, rezulton se Qeveria e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë. Me vendimet e sotme, Qeveria obligoi grupin e punës për zbatimin e Strategjisë për Transparencë 2023-2026 që, brenda 7 ditëve, të përgatisë ndryshime në planin aksional, duke përcaktuar afate të reja dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve”, shkruan Fetai, ndërsa shton se ndër masat e ndërmarra, veçoi tri.

“Ministritë dhe organet e administratës shtetërore do të publikojnë, brenda 45 ditëve, të gjitha informacionet nga kërkesat e përgjigjura për qasje në informacione me karakter publik, të anonimizuara, duke filluar nga 24 qershori 2024. Organet e administratës shtetërore që nuk kanë ueb-faqe, do t’i krijojnë ato brenda 90 ditëve. Ministritë dhe organet e tjera shtetërore do të publikojnë në ueb-faqet e tyre procedurat e brendshme për prokurime publike”, ka shkruar Fetai, ndërsa ka shtuar se transparenca institucionale është prioritet kryesor i kësaj Qeverie.

“Do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje me seriozitetin maksimal për të ndërtuar një administratë të hapur dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve”.

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit