HomeMaqedoniMinistri Aliu: Po ndërtohet parking modern në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup...

Ministri Aliu: Po ndërtohet parking modern në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup (Foto)

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur nisjen e punimeve për transformimin e parkingut në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Zëri.mk

Sipas Aliut, nga një hapësirë e dëmtuar dhe e pasistemuara, parkingu do të kthehet në një vend modern, funksional dhe të pajisur me teknologji inteligjente. Aliu thekson se kjo është një masë e rëndësishme për ta bërë shëndetësinë më të qasshme dhe në hap me standardet evropiane.

Postimi i plotë i Ministrit Aliu:
“Nga kjo gjendje, drejt një parkingu ultra modern!

Parkingjet e Klinikës Universitare “Nënë Tereza” në Shkup do të transformohen plotësisht.
Nga hapësira të dëmtuara dhe të pasistemuara, tani po ndërtojmë një parking smart, modern dhe funksional për çdo qytetar.

Ky është një hap i rëndësishëm për ta bërë shëndetësinë tonë më të qasshme, më dinjitoze dhe në hap me standardet evropiane.
Më shumë hapësirë
Teknologji inteligjente
Shërbim për çdo pacient dhe familjar,” ka përfunduar Aliu./Zëri.mk/

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit