Komisioni Parlamentar për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve, në orën 12:00, do të mbajë mbledhje ku pritet të formojë Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).
Procesi vjen pasi më 5 gusht u shpall konkursi publik, me afat aplikimi prej 10 ditësh. Kjo procedurë zhvillohet pas dorëheqjes së kryetares së mëparshme, Tatjana Dimitrovska, e cila është akuzuar për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.
Sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionin e ushtron zëvendëskryetari i KSHPK-së. Kryetari i ri duhet të ketë të paktën dhjetë vite përvojë pune, nga të cilat tetë në fushën e luftës kundër korrupsionit, sundimit të ligjit ose qeverisjes së mirë.

