Postimi i fundit publik nga nënkryetari i Arben Taravarit, Gezim Kadriu, heq çdo dyshim që mund të ketë ekzistuar deri më tani. Përmes deklaratës së tij të qartë. “Tani gjithçka është bërë e qartë. Në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të kenë përballë dy opsione: njërin që i shërben agjendës së Mickoskit, dhe tjetrin që mbron interesat e shqiptarëve me dinjitet dhe përkushtim”, ai zyrtarizon faktin që prej kohësh është përfolur në opinionin publik: bashkëpunimi i ngushtë dhe i koordinuar me Ali Ahmetin.
Ajo që deri dje përflitej si zëra, sot del haptazi. Dalëngadalë, por me siguri, zbulohet skenari politik ku Arben Taravari me një grusht mbështetësish nuk përfaqëson më një alternativë të pavarur, por është shndërruar në një shtojcë të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.
Përdorimi i të njëjtës gjuhë politike, ndarja e të njëjtës logjikë ndarëse “ose me ne, ose kundër shqiptarëve”, si dhe përpjekja për ta paraqitur çdo kritikë si shërbim ndaj “agjendave të huaja”, janë dëshmi e qartë e këtij pozicionimi të ri.
Zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë mes dinjitetit dhe nënshtrimit, por mes ndryshimit real dhe vazhdimit të status quo-së së korruptuar dhe të dështuar. Dhe çdo qytetar shqiptar do ta kuptojë dallimin


