Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoni"Taravari e rrëzoi nga pushteti BDI-në, ndërsa Sela i dha infuzion politik...

“Taravari e rrëzoi nga pushteti BDI-në, ndërsa Sela i dha infuzion politik Ali Ahmetit” – Gazetari tregon se kujt i takon ASH-ja

Gazetari i njohur Destan Jonuzi përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook shkruan se diskutimet që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët Arben Taravarit apo Ziadin Sles. Destani thekson se pa be tifozin siç bëjnë militantët e Selës, sipas një logjike racionale ASH-ja i takon atij që e rrëzoi BDI-në nga Qeveria dhe që vazhdojë rrugëtimin për të cilin ishte ndërtuar ky subjekt politik.

Postimi i plotë:

Po shoh nëpër rrjetet sociale diskutime se kujt i takon ASH-ja, Dr.Arben Taravarit apo Ziadin Sles. Pa be tifozin siç bëjnë militantët e Selës, sipas një logjike racionale ASH-ja i takon atij që e rrëzoi BDI-në nga Qeveria dhe që vazhdojë rrugëtimin për të cilin ishte ndërtuar ky subjekt politik.

Në asnjë mënyrë askush, as z.Taravari nuk i ka mohuar asnjëherë kontributin, punën dhe veprimtarinë z.Sela, por votuesi opozitar, militanti “Thaçistë” që u shndërrua në ASH (Xhaferistë), por edhe shumë opozitar tjerë që u bënë bashkë me idenë për ndryshim edhe në kampin politik shqiptar, në shumicë janë në krahë të z.Arben Taravari.

Edhe z.Sela e di që rruga që u nis ishte për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti dhe për ta sjell ndryshimin edhe te shqiptarët, jo për ti dhënë edhe një infuzion politik 20 vjeçar Ali Ahmetit.

Rruga që ndoqi Arben Taravari i kontribuon demokracisë parlamentare. Ajo tashmë ka bë këtë ndryshim, i cili do ta bëjë më dinamike skenën politike shqiptare…, ka përfunduar Destani.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments