Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoniArben Taravari me një porosi përkujton 12 vjetorin e ndarjes nga jeta...

Arben Taravari me një porosi përkujton 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferit

Sot mbushen dymbëdhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, kryetari i ASH-së, Arben Taravari e përkujton të ndjerin si një personalitet që na ka lënë shumë për të mësuar.

“Pavarsisht se kanë kaluar 12 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit është e ndjeshme njësoj…
Respekte të përjetshme për mikun dhe mentorin tonë e për gjigandin e politikës që na ka lënë shumë për të mësuar e kuptuar…”, shkruan kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ndryshe, Posta e Maqedonisë vitin e kaluar kur udhëhiqej nga Bujare Abazi, kuadër i ASH-së, për 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferit, lëshoi pullën postare dedikuar këtij ideologu të madh të politikës shqiptare në RMV.

Xhaferi ishte themelues i Partisë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare, ishte deputet në disa mandate si dhe njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments