Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoniTaravari: Qeveria do të organizojë shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit,...

Taravari: Qeveria do të organizojë shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, BDI nëse do të bëjë festë private

BDI-ja do të jetë e ftuar nesër në rastin e shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe nëse duan mund të organizojnë një festë private, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i pyetur për koment pas njoftimeve se Integristët po planifikojnë të shënojnë datën në të cilën Marrëveshja Kornizë e Ohrit u nënshkrua në 2001.

“BDI-ja gjithmonë ka pasur tendencë për privatizimin e ngjarjeve të caktuara. Ata ende nuk mund të pranojnë që janë opozitë, por do të mësohen. Ne i ftuam në manifestimin e nesërm që organizohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë të mirëseardhur. le të vazhdojnë të organizojnë ahengje private. Ngjarjet historike nuk kanë qenë asnjëherë pronë private e askujt, gjithmonë do të bien në dorë të qytetarëve”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments