Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoniIsh i burgosuri politik, Agim Behluli i reagon ashpër Llogës: Nuk bëre...

Ish i burgosuri politik, Agim Behluli i reagon ashpër Llogës: Nuk bëre asgjë për ne derisa ishe ministër e tash flet për “padrejtësi”!

Agim Behluli, ish I burgosur politik, i ka reaguar ish ministrit të drejtësisë Krenar Lloga. Behluli përmes një shkrimi në rrjetet sociale, i kërkon llogari Llogës pse nuk ka bërë asgjë për të dhe restet e tjera ku shqiptarët padrejtësisht ishin burgosur, kurse shton se Gruevskin dhe Mijallkovin ka qenë pikërisht ish ministri i drejtësisë me ndryshimet në Kodin Penal, që i ka liruar nga burgu.

“Ish minstri (shqiptar) i Drejtësisë kur flet për “padrejtësi”! Kam menduar se do t’i përballoj së keqës që më kishte ndodhur vite më parë. Dy vite, gjoja se në arrati, e shtatë në burg. Ky shtet me gjykatës të korruptuar dhe hajdutë mi kanë borxh dhe nuk dua asnjëherë t’ua fali. Ata kanë lozur me shpirtin dhe ndërgjegjen time. Ata kanë lozur me fëmijët dhe prindërit e mi, me familjen time. Sa jam i mllefosur dhe sa m’i ngacmojnë plagët e vjetra këta far tipat Mijallkov dhe Daravellski. Njërin gjykata e apelit e çfajësoi prej veprave të kryera, ndërsa hajnin tjetër Daravellskin e liruan nga burgu, derisa paratë dhe pasuria e tjetër i mbetën, sikur të mos kishte vjedhur asgjë…!”, shkruan Behluli.

Po ti bashkoj vitet e burgut dhe të pasburgut ato janë 19, unë akoma pres se dikush (zyrtar shtetëror) do të më shpallë të pafajshëm, thueht më tej në reagimin e ish të burgosurit politik, Agim Behluli.

“Një gjë të tillë kishte mundësi ta bëjë ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, që u pat zotuar se rastet e montuara politike të shqiptarëve dalëngadalë do t’i zbardhim…! Por, ndodhi një e papritur tjetër…, ku me ndryshimet në Kodin Penal shpëtoi kriminelët milionerë, Mijallkov, Gruevski, Daravellski e të tjerë…! O Krenar Lloga, vitet po kalojnë, kurse unë shpresova se ti do të jesh “shpëtimtari” im, sepse ti ishe ministër i Drejtësisë”, shkruan Behluli.

Në fund të shkrimit Behluli ka edhe një porosi në formë të pyetjes që ia parashtron ish ministrit Lloga.

“O Krenar Lloga, pasi shkove…, po të përcjell nëpër disa shkrime e postime ku po flet për drejtësi e padrejtësi! Vërtetë dua të të pyes, se çfarë drejtësie e çfarë padrejtësie ka në këto dy raste të lartëpërmendura?”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments