Thursday, September 19, 2024
HomeMaqedoniJeton Xhemaili: Grupi i Ziadinit nuk kanë të drejtë të referohen në...

Jeton Xhemaili: Grupi i Ziadinit nuk kanë të drejtë të referohen në ligjet e ASH-së

“Grupi i Ziadinit u reshtua me Artan Grubin dhe nuk kanë të drejtë të referohen në ligjin e Aleancës për Shqiptarët!”.

Ky reagim vjen nga Jeton Xhemaili nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, pasi sot deputeti Elmi Aziri nga grupi i Selës, ftoi VLEN-nin ta përkrahimin pr.ligjin e tyre për bastoret dhe kazinot.

Në reagimin e tij, Xhemaili rukujton se propozimi për largimin e kazinove ka qenë propozim i Aleancës për Shqiptarët që në mandatin e kaluar.

Ai u përkrah edhe nga VLEN-i, shton më tej ai.

“Grupi i Ziadin Selës me vetë faktin që e përkrahu edhe me votë ligjin e Artan Grubit për lojërat e fatit, i bie që hoqën dorë nga ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët. Pra, në lidhje me problematikën me çështjen e lojërave të fatit, grupi i Ziadin Selës u reshtua me Artan Grubin dhe nuk kanë asnjë të drejtë të referohen në ligjin e Aleancës për Shqiptarët. Ata janë bërë pjesë e skemave antiligjore nga të cilat kanë përfituar oligarkët serb dhe rus, për të cilat Grubi dhe njerëzit e tij do të japin llogari”, shkruan Xhemaili.

VLEN-i nëpërmjet iniciativës, thotë Xhemaili, për interpretim autentik të ligjit, e bën hapin e parë për rregullimin e kaosit dhe keqpërdorimeve të pushtetit të kaluar në këtë sferë.

“Ky problem zgjidhet me veprime konkrete dhe jo me demagogji”, është decid Xhemaili.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments