Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoniLimani homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Flamurit: Kjo ngjarje mos harrohet...

Limani homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Flamurit: Kjo ngjarje mos harrohet dhe të ngulitet thellë në memorien kolektive të shqiptarëve

U.D. Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sëbashku me anëtarë të komunës përkujtuan dhe bënë homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve të Flamurit të cilët me 9 Korrik 1997 dhanë jetën e tyre për avancimin e drejtave të shqiptarëve në vend.

Qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës, përkujtojnë ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997, ngjarje kjo e ngelur në memorien e tyre si një datë sublime e krenarisë së dhimbshme shqiptare në mbrojtje të flamurit kombëtar.

“9 korriku i vitit 1997 ishte një ditë proteste paqësore në Gostivar në mbrojtje të flamurit kombëtar, e cila fatkeqësisht u shndërrua në ditë terrori dhe dhune të paparë që rezultoi edhe me tre viktima.

Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll janë Dëshmorët, ndërsa profesor Rufi Osmani, Hero i gjallë në mbrojtje të flamurit tonë kombëtar.

Me këtë rast, sot vizituam vendprehjet e tyre, prej ku përcolla mesazhin që kjo ngjarje kurrë të mos harrohet dhe të ngulitet thellë në memorien kolektive të shqiptarëve.

I përjetshëm kujtimi për dëshmorët e flamurit!”, shkruan Limani.

Me këtë rast, bënë homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve si dhe takuam familjarët e tyre.

9 Korriku i vitit 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen e shtetit me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments