Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoniFetai dhe Mexhiti në Nikushtak, inspektim të deponisë, paralajmërojnë sanimin dhe ndërtimin...

Fetai dhe Mexhiti në Nikushtak, inspektim të deponisë, paralajmërojnë sanimin dhe ndërtimin e një deponie rajonale

Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti bashkë me deputetin e zonës, Rijad Shaqiri, dhe këshilltarin komunal, Bastri Rexhepi gjatë ditës së sotme vizituan f. Nikushtak të Komunës së Likovës për të parë nga afër gjendjen e deponisë së egër në këtë vendbanim.

“Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin, Izet Mexhiti, deputetin e zonës, Rijad Shaqiri, dhe këshilltarin komunal Bastri Rexhepi, ishim në f. Nikushtak të Komunës së Likovës për të parë nga afër gjendjen e deponisë së egër në këtë vendbanim.

I njoftuam banorët e kësaj anë për projekte konkrete dhe të rëndësishme IPA për menaxhimin e mbeturinave, përfshirë sanimin e deponive të egra dhe ndërtimin e një deponie rajonale, që pritet të fillojnë së zbatuari në shtatorin e ardhshëm.

Banorët e Komunës së Likovës, të harruar gjatë keqqeverisjes 22 vjeçare, kanë filluar të ndjejnë ndryshim që VLEN dhe dorën e shtetit në përmirësimin e standardit të tyre jetësor”, shkruan Fetai.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments