Rregullorja e Portalit Zeri.mk
1. Përmbajtja dhe Shërbimet
Zeri.mk ofron lajme, informacione dhe shërbime të ndryshme online për publikun shqiptar. Përdoruesit kanë mundësi të komentojnë përmbajtjet e publikuara, duke respektuar rregullat e etikës dhe të drejtën e autorit. Komentet që përmbajnë fyerje, gjuhë urrejtjeje, nxitje dhune, përmbajtje diskriminuese ose materiale të paligjshme nuk do të publikohen ose mund të fshihen pa paralajmërim.
2. Ndryshimet në përmbajtje dhe kushte
Portali mund të ndryshojë pamjen, përmbajtjen dhe kushtet e përdorimit në çdo kohë. Zeri.mk nuk mban përgjegjësi për dëmet që mund të lindin nga këto ndryshime. Përdorimi i portalit nënkupton pranimin e këtyre kushteve.
3. Detyrimet e përdoruesve
-
Të mos publikojnë përmbajtje fyese, diskriminuese apo të pavërtetë.
-
Të mos shpërndajnë materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit pa leje.
-
Të mos postojnë përmbajtje që përmban viruse ose që dëmton funksionimin e sistemit.
-
Të mos përdorin identitet të rremë ose të manipulojnë origjinën e përmbajtjes.
4. Të drejtat e autorit
Të gjitha materialet në Zeri.mk mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit. Riprodhimi ose shpërndarja për qëllime komerciale pa miratim të shkruar është e ndaluar. Përdorimi personal lejohet vetëm duke respektuar të drejtat e autorit dhe të palëve të treta.
5. Privatësia
Zeri.mk respekton privatësinë e përdoruesve dhe nuk i shpërndan të dhënat personale tek palët e treta pa pëlqim. Të dhënat e mbledhura përdoren vetëm për qëllime funksionale dhe përmirësim të shërbimeve.
6. Sanksionet
Përdoruesit që shkelin rregulloren mund të bllokohen përkohësisht ose përgjithmonë nga komenti apo përdorimi i disa shërbimeve të portalit.