Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeFetai: Bujari bën fushatë me Merkon e propozon bord ndërkombëtar për veting 

Fetai: Bujari bën fushatë me Merkon e propozon bord ndërkombëtar për veting 

Bujari paska propozu bord ndërkombëtar për veting i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO. Po, po, i njëjti Bujar që bën fushatë me Ramiz Merkon në njërin krah dhe Teuta Arifin në tjetrin. 

Ky reagim vjen nga Arben Fetai, shef i kabinetit të kreut të ASH-së, Arben Taravari. 

Në reagimin e tij Fetai thotë se Teuta Arifi iu refuzua si ambasadore ministrit të Jashtëm Bujar Osmanit nga BE dhe në SHBA sepse deshi t’ia japë qendrën e Tetovës Daka Davidoviçit që është në listën e zezë amerikane. Poashtu, Fetai thekson se Ramiz Merku e ka privilegjin të jetë shqiptari i parë në RMV që u fut në listën e zezë amerikane për korrupsion aktiv. 

“I njëjti Bujar që ka votuar në qeveri për t’i dhënë pasaportë të RMV-së oligarkut rus Onishçenko, poashtu në listën e sanksioneve amerikane dhe qeveria e të cilit i ka pajisur me pasaporta qindra trafikantë ndërkombëtarë të drogës, duke rrezikuar sigurinë e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. I njëjti Bujar që gënjen me vite se BDI ka dorëzuar në qeveri projektligj për veting ndërkohë që nuk ka njeri të gjallë që e ka parë atë projektligj. Bujari është një mashtrues ordiner i cili u sakrifikua nga kryetari i tij i cili nuk pati guximin të matet në mejdan me Arben Taravarin”, shkruan Fetai në reagimin e tij në rrjetet sociale. 

Sipas Fetait, Bujar Osmanit, I cili është kandidat i BDI-së për president, më 24 prill i jep fund karrierës së tij politike dhe ia hap rrugën Artanit për të vazhduar në krye të BDI-së pas dorëheqjes së Aliut që do të pasojë debaklin e 8 majit. 

Reagimin e tij Fetai e mbyll me mesazhin se “Vetingun e bëjmë ne, mos keni merak”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments