Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeTaravari: BDI-së i ndodh erozion i brendshëm!

Taravari: BDI-së i ndodh erozion i brendshëm!

Kemi anketet tona, gati çdo muaj si koalicon apo si parti bëjmë anketa dhe ato na nxjerrin bindshëm para BDI-së. Kështu tha sinte kreu i ASH-së dhe kandidati i VLEn për president, Arben Taravari në emisionin “On Time” në Tv Koha.

Ai tha se fitorja e koalicionit të partive politike shqiptare do të jetë shumë e madhe.

“BDI-së po i ndodh erozion i brendshë. Çdo ditë i ikin njerëz dhe bashkangjiten me ASH-në ose Lëvizjen Deemokratike. 9 majin Maqedonia do taa pres me një Qeveri të re e cila do të jetë shumë shpresdhënëse”, tha Taravari.

Ai tha se te opozita shqiptare ka garanca se do jenë bashkë edhe pas zgjedhjeve e kjo garancë, shtoi ai, është mundja e BDI-së.

Shtoi se pas zgjedhjeve parlamentare shumë njerëza nga BDI do ju baashkohen atyre dhe BDI do ta pësojë keq.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments