Thursday, September 19, 2024
HomeKryesoretPajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20...

Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet (Video)

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Naser Pajziti, ka folur në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për iniciativën e kryetrarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, për ta ndryshuar Kushtetutën e vendit.

Pajaziti këto deklarata i ka vlerësuar si reprizë e cila është duke u bërë që 20 vjet.

“Këto zotimet e Ali Ahmetit tashmë janë reprizë që vazhdimisht përsëriten në cikle zgjedhore, për shkak të lëmshit të krijuar në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Pajziti.

Më tutje ai ka thënë se janë duke u bërë premtime që 20 vjet në ciklet zgjedhore për ta hequr 20 përqindëshin nga Kushtetua e Maqedonisë së Veriut.

“Ne dimë se ai 20 përqindëshi është një mollë sherri që është krijuar me marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut figurojnë si shifra”, ka theksuar ai.

Nga minuta 1:06:00

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments