Thursday, September 19, 2024
HomeKryesoretTaravari: Me VMRO-në asnjë komunikim, nuk jam i interesuar të jem pjesë...

Taravari: Me VMRO-në asnjë komunikim, nuk jam i interesuar të jem pjesë e një Qeverie që nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari në “Click Plus” mes tjerash tha se nuk ka asnjë komunikim me VMRO-në.

“Me Mickoskin nuk kam asnjë komunikim me VMRO-në. Kam rezervat e mia. Me Mickoskin jam takuar para se të hymë në Qeveri në nëntor dhe prej atëherë s’kemi pasur asnjë komunikim me Mickoskin. Dhe prej atëherë ende kam rezerva”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, prononcimet e Mickoskit janë konfuze dhe të paqarta.

“Në qoftë se reziston që të bëhen ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve, unë për vete, nuk jam i interesuar të jem pjesë e një qeverie që nuk është e gatshme të bëjë ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments