Thursday, September 19, 2024
HomeKryesoretShkarkohet zv.drejtori i DAP-it Tahir Bexheti, funksioneri i cili dha kontribut për...

Shkarkohet zv.drejtori i DAP-it Tahir Bexheti, funksioneri i cili dha kontribut për zgjedhjen e statusit të nëpunësve shtetëror në kuadër të këtij institucioni

Pak ditë më parë është shkarkuar nga posti i zv.drejtorit të Drejtorisë të Ardhurave Publike, Tahir Bexheti pas radhitjes në përkrahje të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit.

Tahiri ishte ndër të parët funksioner i cili pas 17 viteve dha kontribut për zgjedhjen e statusit të nëpunësve shtetëror në kuadër të këtij institucioni dhe me këtë veprim, padrejtësia 17 vjeçare ndaj kësaj kategorie të puntorëve mori fund. Ndërkaq, nga ish bashkëpartiakit e tij të ASH-së si shpërblim të këtij suksesi pune, shkarkohet nga pozicioni.

Tahiri me rastin e largimit nga kjo detyrë ka përcjellë një porosi përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë: 

“Ndjehem krenar për këtë periudhë që kam udhëhequr një ndër institucionet më kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E ushtrova detyrën time, me profesionalizëm dhe me dinjitet, shpresoj që edhe pasardhësi im i emëruar nga Kryeministri teknik të kryej këtë veprimtari po aq me profesionalizëm si që ja dola unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi.
I falemenderoj të gjithë ata që më dhanë mbështetje dhe forcë që un sot të jem krenar dhe faqebardhë për punën e bërë me nderë dhe përkushtim, duke mos shkelur asnje kod etik, moral dhe profesional. Na prift e mbara!”, ka shkruar Bexheti.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments