Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoni200 shoferë kamionash të bllokuar për shkak të dokumenteve

200 shoferë kamionash të bllokuar për shkak të dokumenteve

Kamionët e mbi 200 shoferëve profesionistë në vend aktualisht janë bllokuar për shkak të dokumenteve personale. 

Ky është numri i transportuesve të cilët për shkak të kaosit që ka rezultuar me dokumentet rrugore, nuk mund të dalin e të lëvizin nëpër vendet e Bashkimit Evropian. 

Mirëpo, sipas kryetarit të Shoqatës “Makam-trans”, ky nuk është numri përfundimtar, pasi vozitësit po kthehen ende në shtëpi.

“Por edhe për këtë periudhë të shkurtër kemi mbi 200 drejtues mjetesh që po përballen me këtë situatë. Këtu për transportuesit është gjetur mënyra që të kenë leje ndërkombëtare, kështu që po punohet hap pas hapi”, tha Biljana Muratovska, kryetare e Shoqatës së transportuesve “Makam-trans”.

Shoqata e transportit Makam-trans i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Brendshme më 13 shkurt, duke kërkuar që të gjithë drejtuesit profesionistë të kenë përparësi në dhënien e dokumenteve të nevojshme. 

Tashmë janë duke u përgatitur listat dhe do të ketë një “shteg” për transportuesit.

“Do të vendoset një listë nga të dyja shoqatat, për drejtuesit e mjeteve që janë profesionistë, që kanë certifikatë. Ajo listë do të dorëzohet në ministri dhe më pas do ta përcjellim në MPB që menjëherë të lëshohen ato pasaporta dhe menjëherë të thirren ata që duhet të fotografohen”, tha ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Blagoj Boçvarski.(INA)

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments