Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniЕlfet Ismaili merr detyrën zëvendësministre e mbrojtjes

Еlfet Ismaili merr detyrën zëvendësministre e mbrojtjes

Dje në hapësira e Ministrisë zëvendësministrja e re e mbrojtjes, Elfet Ismaili, mori detyrën nga zëvendësministri i mëparshëm, Tiron Jajaga.
Paraardhësi i saj Jajaga gjatë pranim dorëzimin e detyrës, zëvendësministres së posaemëruar i ka uruar suksese në punën e saj.

Zëvendësministrja Ismaili në inaugurimin e djeshëm u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Ministri Misajllovski duke e përgëzuar për zgjedhjen e saj, i uroi që bashkarisht të kenë një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm.

Zëvendësministrja Ismaili u falënderua për uratat dhe theksoi se të gjitha njohuritë dhe përvojën e saj orientoj në kahje të avancimit dhe të zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes.

Ndryshe, zëvendësministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elfet Ismaili, nga viti2019 – 2024 ka qenë shoqëruese e të dërguarit në delegacionin e R. Maqedonisë së Veriut në NATO, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Ndërsa në periudhën 2006 – 2008 emërohet drejtore në GCPS Posta – Shkup pranë „SH.A. Postat e Maqedonisë së Veriut”.
Në periudhë nga viti 2008 deri në vitin 2019 ushtron detyrën e bashkëpunëtores për marketing në SH.A. Postat e Maqedonisë së Veriut”.
Në periudhë 2005 – 2009 është zgjedhur dhe ka shërbyer si këshilltare në Komunën e Gazi Babës.
Nga viti 2000 – 2002 fillon karrierën e saj profesionale në Fondin për Rrugë Regjionale dhe Magjistrale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me detyrë në sektorin ekonomik.
Është ekonomiste e diplomuar, studimet deridiplomike i ka perfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës./Fol.mk/

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit